kompleksiQë në orët e para të mëngjesit, policia së bashku me forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe punonjës të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar u instaluan në mjediset e kompleksit Jon, ku vazhdon puna për prishjen e shtesës dhe të pishinës, raporton Vizion Plus.


Sipas përfaqësuesve të INUK, këto dy objekte kanë shkelur lejen e ndërtimit të dhënë në mënyrë të parregullt nga organet përkatëse.


Ndërkohë, 13 familjet, të cilat kanë blerë apartamente në këtë kompleks, kanë angazhuar një numër të madh mjetesh transporti dhe punëtorë për të zhvendosur nga banesat e tyre orenditë shtëpiakë.


Sipas INUK, ata kanë 5 ditë kohë për të larguar që aty të gjitha materialet e domosdoshme, me përjashtim të dyerve dhe dritareve. Banorët e këtij kompleksi nuk pranuan të flasin për mediat, ndërsa presin që qeveria të kryejë dëmshpërblimin e tyre deri me 28 dhjetor të këtij viti.


Prishja e kompleksit Jon nisi dje pas kërkesës së Bashkisë së Vlorës, e cila kërkoi ndihmë të specializuar me mjete dhe njerëz për shkatërrimin e plotë të tij.