Të tjera rreth shkrimit Çarja e tokës shembi 11 shtëpi





MALLAKASTËR - Banorët e një lagjeje të Ngraçies së Mallakstrës do të zhvendosen përkohësisht në qytetin e Ballshit. Bëhet fjalë për ata, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga rrëshqitja e tokës, një ditë më parë. Pushteti vendor ka marrë masa për gjetjen e një godine të përshtatshme banimi, në Ballsh.

Ndërkohë që vendorët kërkojnë mundësi strehimi, për banorët, ata shikojnë me shqetësim se në lagjen Gjoraj të fshatit edhe gjatë natës së mbrëmshme ka vazhduar rrëshkitja e dherave. Kryetari i komunës Qendër Mallakstër, Agron Kapllanaj, tha për “A1 report” se “janë fundosur mijëra metra kub dhe rrëshqitja ka vazhduar gjithë natën e mbrëmshme. Fatmirësisht, prej kësaj situate, nuk pati asnjë viktimë, dhe ky është fat. Falenderojmë Zotin që bëri që një banor të kuptonte çfarë po ndodhte dhe të lajmëronte gjithë fshatin. Tani ne po punojmë për të gjetur një godinë në qytetin e Ballshit”, - përfundoi ai, - “godinë për strehim të përkohshëm deri në momentin e duhur”.


Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)