16/04/2010 Vazhdon gjyqi për Xhevair Hoxhallarin


TIRANË - Procesi gjyqësor në ngarkim të mjekut të ORL-së, i akuzuar për mjekim të pakujdesshëm me pasojë vdekjen e Matilda Petritit vijoi dje me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes. Anestezisti Igli Zhilla për rreth 30 minuta tregoi se i kishte injektuar 17-vjeçares qetësues për dhimbjen e saj. Ai tha se kishte zbatuar me përikmëri detyrat e tij, duke mbajtur një qëndrim jo akuzues ndaj të pandehurit Xhevair Hoxhallari. Në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtjes ishte thirrur edhe Pjerin Radovani, i cili nuk kishte me vete mjete identifikuese, dhe për këtë arsye do të pyetet në seancën e radhës. Viktima Matilda Petriti gjeti vdekjen më 6 prill 2008 në QSUT, pas një operacioni në bajame të kryer nga mjeku Xhevahir Hoxhallari në klinikën e tij private në Pogradec. Për shkak të komplikacioneve të krijuara, më 27 prill Petriti u soll në QSUT ku mbylli sytë përjetë. Familjarët akuzuan mjekun si shkaktar të vdekjes së vajzës. Pas denoncimeve të të afërmve të viktimës, Prokuroria nisi hetimet ndaj mjekut.