Tirane- Vdekja e bebes 16 muajsh, dy mjeket rrezikojne 2 vjet burg. Dje prokurori i ceshtjes i ka kerkuar gjykatesit Arben Kostandini shpalljen fajtor dhe denimin me nga nje vit heqje lirie per dy mjeket Bensar Shuteriqi dhe Ramazan Isufi. Ne konkluzionet e tij perfundimtare, prokurori deklaroi fajtor dy mjeket per vdekjen e foshnjes 16 muajsh Orgest Dardha dy vite me pare, si pasoje e tejkalimit te dozes se narkozes, perpara se ta operonin. Ngjarja per te cilen akuzohen dy mjeket, ka ndodhur ne 9 tetor te vitit 2006. Prinderit e foshnjes e kishin sjelle per nje nderhyrje ne apandesit. Prinderit e foshnjes mesohet se e kane derguar femijen e tyre te dy mjeket e "Maxillo-faciale", ne QSUT. Keta te fundit pasi i kane marre prinderve 50 mije leke, i kane vene narkoze si per nje femije 10 vjecar, cka ka sjelle reagim negativ te femija i cili iu vdiq mjekeve ne duar. E jo vetem kaq. Nga hetimet e prokurorise dy mjeket per te humbur gjurmet, tentuan ta cojne drejt reanimacionit te Pediatrise si pacient te gjalle, por qe ne te vertete, mjeket e ketij sherbimi kane deklaruar te kunderten. Ne deshmite e dhena prej tyre, gjate hetimeve paraprake por edhe ne sallen e gjyqit, ata kane sqaruar se Orgesti, 16 muajsh ka ardhur aty i vdekur rreth ores 13:00 dhe per kete arsye nuk i eshte hapur as kartele. Provat e prokurorise per dy mjeket e akuzuar per "mjekim te pakujdesshem, bazohen edhe ne kartelat mjekesore te femijes. Kartela klinike e tij mbante numrin 467123. Ne kete kartele behet me dije se ne oren 12:30 minuta te mesdites, shefi i klinikes, Prof. Ramazan Isufi, kishte shkruar se "i semuri gjate intubimit pati probleme dhe interventi anulohet. I semuri transferohet ne reanimacionin e Pediatrise". Por ne kete kartele dy ore para shenimit te te pandehurit Isufi, anestezisti Bensar Shuteriqi kishte shenuar se "Orgesti peson dy here rresht arrest kardiak dhe transferohet ne reanimacionin e Pediatrise, ne gjendje terminale". Ne provat shkresore qe disponon Prokuroria e Tiranes eshte dhe nje deklarate e 5 mjekeve te spitalit te Pediatrise, te cilet kane qene ne turn, ne momentin qe ka ardhur femija ne spital. Ne kete deklarate behet me dije se femija Orgest Dardha eshte sjelle ne sherbimin e terapise intensive me date 09.10.2006, i shoqeruar nga mjeku anestezist, Dr. Rubens Shuteriqi, rreth ores 13:00. Sipas tyre ne momentin e paraqitjes, femija nuk kishte asnje shenje jete (i vdekur), e vleresuar kjo nga mjeket e sherbimit. Nga ana e tyre ishte tentuar ringjallja me masazh kardiak, por pa rezultat. Deklarimi i vdekjes se femijes, sipas mjekeve i ishte bere gjyshit te tij nga mjeku anestezist. Ndersa femija ishte mbajtur ne reanimacion deri ne sigurimin e transportit. Gjithashtu nga ekspertiza mjekoligjore qe iu be foshnjes ne ate kohe behej me dije se jane vene re nje sere mangesish, te cilat perbejne elemente te mjekimit te pakujdesshem te formes se neglizhences, qe kane ndikuar ne ardhjen e vdekjes. Ne seancen e radhes avokatet mbrojtes do te paraqesin dhe konkluzionet e tyre perfundimtare, ndersa vete dy mjeket do te deklarojne per here te fundit versionin e tyre per kete ngjarje. Me pas do te jete gjykata ajo qe do te shpalle vendimin perfundimtar per ngjarjen e dy viteve me pare.


Mjeket nen akuze


Bensar Shuteriqi


Ramaza Isufi


Kastriot Dautaj


Ardian Nelaj


Agim Karaj


Xhevahir Hoxhallari