Numri dy i policisë, Altin Qato ka konfirmuar se po hetohet për vdekjen e turistit, por ai ka theksuar se ngjarja ndodhi jashtë zonës së mbrojtur nga policia. Zv/drejtori i Policisë së Shtetit ka folur për masat e marra në luftën kundër narkotikëve, masat për sigurinë në zonat bregdetare, por edhe të aksidenteve si dhe rastet e vjedhjeve kryesisht në banka. Duke u ndalur tek aksidenti i rëndë i Himarës, ku një pushues rus humbi jetën pasi u gjymtua në det nga një skaf, Qato tha se është një rast i rëndë, për të cilin ka një autor të dyshuar. Ai shtoi se kjo ngjajre ka ndodhur larg zonës së kontrolluar.


Altin QatoAksidenti i Himarës është një ngjarje e rëndë. Është analizuar nga policia, po bëhen hetime. Është arrestuar autori i dyshuar, por dua të theksoj se ngjarja ka ndodhur jashtë zonës së mbrojtur, ka ndodhur në një zonë jashtë kufijve të lejuar. Hetimet e mëtejshme do nxjerrin edhe konkluzioneve është jashtë zonës së mbrojtur,- tha ai.


Duke u nisur nga fluksi i madh i turistëve, që Qato e llogariti rreth 4 milionë, ai shtoi se incidentet në zonat turistike kanë qenë minimale.


Qato foli edhe për një plan pune për evidentimin e rasteve të kultivimit të kanabisit. Ai tha se grupet që kultivojnë kanabis po goditen dhe se deri më tani policia ka realizuar 600 operacione.


Sa për aksidentet, zoti Qato tha se masat e shtuara kaun dhënë rezultat, pasi janë ulur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Aksidentet kanë një problematikë komplekse, ndikon si gjendja e rrugëve, ashtu edhe edukata e drejtuesve. Jam kundër perceptimit që ka shtim të aksidenteve. Pretendoj që ka ulje të aksidenteve po ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ulje me 11%. Në total masat kanë dhënë efekt.


Ndërsa për shtimin e rasteve të vjedhjeve në banka, Q2ato tha se policia do të rivlerësojë masat e marra, duke nisur nga procedurat për firmat privatë të kontraktuara nga bankat për sigurinë


Ka një numër të caktuar ngjarjesh të rënda vjedhje, është bërë punë profesionale, jemi në punë të mbarë për zbulimin disa prej ngjarjeve. Por siguria në banka nuk është përgjegjësi e policisë, siguria i është deleguar kompanive private në bazë të ligjit,- theksoi ai.