Ylli i filmit ‘Spartacus’, Andy Whitfield, ka vdekur në moshën 39 vjeçare pas një beteje 18 muajshe me kancerin.


Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 10:43

Baba i dy fëmijëve, i cili ishte lindur në Amlwch, Wales, por ishte zhvendosur në Sydney në vitin 1999, vdiq, të dielën, në krahët e bashkëshortes së tij.



Në një deklaratë, e veja e tij, Vashti, i ka bërë homazh ‘luftëtarit të ri të bukur’ të saj.

Ajo tha: “Në një mëngjes të bukur me diell të vjeshtës në Sydney, i rrethuar nga familjarët e tij, në krahët e gruas së tij të dashur, luftëtari ynë i ri dhe i bukur Andy Whitfield e humbi betejën e tij 18 muajsh me kancerin limfatik”.



“Ai iku qetësisht i rrethuar me dashuri. Ju faleminderit të gjithë adhuruesve të tij, dashuria dhe mbështetja e të cilëve ka ndihmuar që ta mbajmë deri në këtë moment. Ai do të kujtohet si njëri, baba dhe bashkëshort frymëzues, i guximshëm dhe i dashur”.