Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare në Romë, aktorja e njohur italiane Virna Lisi.

Nga shqiptarët ajo mbahet mend për një sërë rolesh. Lisi ka luajtur në një sërë filmash me Franco Neron, Albeto Sordin, Toto.

Vdekja ka ardhur si pasojë e një tumori. Aktorja ka lindur në Ankona në vitin 1936 dhe është vlerësuar me një sërë çmimesh ku mund të përmendim: 6 "Shirita të Argjendtë", Çmimin e "Interpretimit" më të mirë në "Cannes", etj.

Filmat e saj më të njohur janë: "Aromë deti", "Shko ku të dërgon zemra", "Dita më e bukur e jetës sime", "Mbretëresha Margot".

/Start/