BERAT - Nje 45-vjecare nga nje fshat i rrethit te Beratit ka humbur jeten, disa dite pas mjekimit te marre ne spital, per renien nga nje lartesi. Pranvera Qevani ka mberritur e vdekur pasditen e djeshme ne spitalin e Beratit, ku 13 dite me pare u mjekua per demtimet e mara gjate renies nga nje peme ulliri. 45-vjecarja, banore e fshatit Sheqez, ne komunen Lumas te rrethit te Beratit ka mberritur e vdekur rreth ores 16:00 te pasdites se djeshme. Gruaja mesohet se ishte ndier keq ne banesen e saj dhe te afermit e kane nisur drejt spitalit te qytetit. Por, nena e tre femijeve nuk ka mundur te mberrije gjalle ne spital. Burime te repartit te urgjences bene me dije se gruaja mberriti pa jete ne kete repart pa mund te marre ndihmen mjekesore. Trupi i pajete i saj mesohet te kete mberritur ne morgun e qendres spitalore ku i eshte nenshtruar hetimeve per te mesuar motivet qe i kane shkaktuar vdekjen, disa dite pasi mori mjekimin ne spital. Per kete ceshtje prokuroria ka nisur hetimet ku jane marre deshmi te familjes dhe te mjekeve. Nga deshmite e familjareve Qevani gruaja mesohet se ne daten 4 tetor ishte paraqitur ne spital pas renies se ullirit. Gruaja mesohet se kish rene nga nje peme ulliri ne aren e saj dhe te afermit e kishin derguar ne spital. Gjate vizites ka rezultuar se ajo kish pesuar demtime ne trup si pasoje e renies nga lartesia. 45-vjecarja ka marre mjekimin per frakturat ne trup dhe me pas eshte larguar per ne banesen. Ajo ka marre mjekimin e rekomanduar nga mjeku, ne banese por diten e djeshme papritur ka filluar te ndjente shqetesime.


E. Hazizolli