Vdes në moshën 56 vjecare krijuesi dhe ish drejtuesi i kompanisë më të suksesshme në planet, Apple Inc.

Apple ka postuar këtë deklaratë në faqen e saj:

“Apple ka shumë gjeni vizionar dhe kreativ dhe bota ka shumë qenie njerëzore të mahnitshëm. Ata nga ne që kanë qenë aq me fat sa mund të kenë njohur dhe punuar me Steve kanë humbur një mik të shtrenjtë dhe një lider frymëzues.

Steve lë pas një kompani që vetëm ai mund të ndërtonte dhe shpirti i tij do të jetë themeli i Apple.

Nëse dëshironi të shkëmbeni mendimet, kujtimet dhe ngushëllimet tuaja ju lutem na shkruani në remeberingsteve@apple.com”.

Familja e Steve Jobs ka lëshuar këtë deklaratë:

“Steve vdiq në qetësi sot i rrethuar nga familja e tij. Në jetën e tij publike, Steve ishte i njohur si një vizionar; në jetën e tij private, ai i falte lumturi familjes së tij. Jemi mirënjohës ndaj të gjithë njerëzve që mbështetën Steve gjatë vitit të fundit të sëmundjes së tij; një faqe interneti do vihet në dispozicion për ata që dëshirojnë të japin ngushëllimet e tyre.

Jemi mirënjohës ndaj mirësjelljes dhe mbështetjes së atyre që ndajnë me ne dëshpërimin për humbjen e Steve. E dimë që shumë nga ju e ndajnë vuajtjen me ne dhe ju kërkojmë të respektonin privatësinë tonë në këto momente”.

Bill Gates, krijuesi i Microsoft, shprehu keqardhjen e tij: “Steve do më mungosh gjithmonë”

Apple ka publikuar deklaratën e drejtuesit aktual të Apple, Tim Cook, drejtuar punëtorëve të kompanisë:

“Kam një lajmë shumë të dhimbshëm që dua t’iu komunikoj. Steve u largua nga ne sot. Apple humbi sot një gjeni vizionar. Nuk ka fjalë që mund të shprehin saktë dëshpërimin tonë për vdekjen e Steve, apo mirënjohjen që kemi pasur mundësin të punojmë me të. Ne do të nderojmë kujtimin e tij duke dedikuar veten tonë vazhdimit të punës që la mbrapa”.

Shtëpia e bardhë lëshon një deklaratë të Presidentit Barack Obama:

“Michelle dhe unë jemi të dëshpëruar nga humbja e Steve Jobs. Steve ishte një nga inovatorët më të mëdhenj të Amerikës – i guximshëm mjaftueshëm për të menduar ndryshe, inteligjent mjaftueshëm të besoj së mund ta ndryshojë botën dhe i talentuar mjaftueshëm për ta bërë atë.

Duke ndërtuar kompaninë më të suksesshme në planet, ai ilustroi shpirtin e zgjuarsisë amerikane. Duke bërë kompjuterin personal dhe duke vendosur internetin në xhepat tona, ai bëri revolucionin e informacionit intuitivë dhe argëtues. Steve jetoi cdo ditë sikur të ishte e fundit dhe duke bërë këtë ai transformoi jetët tona, ndryshoi industrinë dhe arriti një nga objektivët më të rrallë në historinë e njerëzimit: Ai ndryshoi këndvështrimin tonë për botën.

Bota humbi një vizionar. Nuk do të ketë tribut më të madh për suksesin e Steve se sa fakti që bota mësoi për vdekjen e tij në mjetet që ai shpiki. Mendimet e mia dhe të Michelle shkojnë për gruan e Steve, Laurene, për familjen e tij dhe për të gjithë ata që e dashuruan”.

Historiku i shëndetit të Jobs:
Jobs arriti të mposht kancerin në vitin 2004 dhe iu nënshtrua një transplanti të mëlcisë në vitin 2009 pas një mungese për probleme shëndetësore të paspecifikuara. Ai u largua edhe një herë tjetër në janar – e treta që prej fillimit të problemeve shëndetësore – para se të jepte dorëheqjen nga drejtues i Apple gjashtë muaj më parë.

























(a.h/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Video dedikuar Steve Jobs FOTO: Steve Jobs, foto-historia