Pas deklarates se Metes se do te beje koalicion paszgjedhor me Partine Socialiste, ka reaguar drejtuesi i G99, Erjon Veliaj.

Sipas tij, kthesa e Metes tregon paqendrueshmeri, madje ka vepruar ashtu sikurse kreu i Ambientalisteve, Lufter Xhuveli, kater vite me pare.

"Meta duhet t'i paguante 2 milione euro kompanise amerikane, qe ka marre persiper te bashkepunoje ne fushate, qe te kuptonte gabimin", u shpreh Veliaj.

Kreu i LSI-se deklaroi sot pas firmosjes se bashkepunimit me PLDLNJ-ne e Ligoraq Karamelos, se koalicioni i drejtuar prej tij, synon fitoren ne zgjedhjet e qershorit, dhe se koalicionin pazgjedhor do ta bente me Partine Socialiste.

Nderkohe drejtuesi i G99, gjate nje takimi me te rinj ne qytetin Studenti kerkoi pajisjen falas me karta identiteti te kesaj kategorie.