Veliu ka folur edhe për delegatët e dy degëve të diasporës, asaj të Gjermanisë dhe Zvicrës, duke thënë se delegatët e këtyre dy degëve do t'i nënshtrohen një procesi tjetër të zgjedhjeve brenda degëve.

"Degët e LDK-së në Gjermani dhe Zvicër do t'i nënshtrohen një procesi të zgjedhjes dhe pas kësaj mund të jenë pjesë e kuvendeve të ardhshme. Nuk i kanë respektuar procedurat e as rregulloren e LDK-së. Ata kanë qenë të njoftuar për gjithçka. Ata i kanë pas rregulloret me kohë dhe është dashur t'i nënshtrohen procesit të rregullt", ka thënë Veliu.

Ai, thotë se jashtë këtij Kuvendi kanë mbetur vetëm katër delegatë të këtyre dy degëve, pasi që nuk kanë ofruar kurrfarë dëshmie se zgjedhjet në këto dy degë kanë shkuar dhe janë mbajtur sipas rregullave. /Zëri/