Franc Veliu eshte nje fakt i kryer, se ne edicionin tjeter do te jete pjese e Portsmuthit, sipas mediave angleze. Pothuajse shumica e medieve nga vendi ishullor kane publikuar emrin e talentit te Flamurtarit, ne listen e klubit te anglezeve, ne vigjilje te merkatos se edicionit te ardhshem. Mbrojtesi vlonjate, Veliu eshte nje talent i padiskutueshem per vlonjatet. Ne kampionatin e ketij viti, Veliu po shkelqen ne cdo ndeshje. Pjese e ekipit U-21, Veliu eshte vezhguar nga drejtuesit e Portsmuthit, qe jane gati t'i afrojne nje kontrate te majme lojtarit shqiptar. Ne rast kalimi tek Portsmuthi, sipas parashikimeve, Veliu do te jete shqiptari i pare, qe merr pjese ne nje ekip te Premier Liges.