Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi sot një takim me strukturat e Drejtorisë së Policisë Shkodër.
Gjatë takimit që pati me kryepolicin e Shkodrës, Gjovalin Loka, dhe drejtues të tjerë ai përshëndeti dy goditjet e fundit në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, konkretisht zbardhjen e grabitjes së argjendarisë dhe arrestimin e grupit që bën atentat me tritol ndaj të fortit të Shkodrës, Lulzim Kulla.
Veliu vlerësoi drejtuesit dhe ekipin për zbardhjen e ngjarjes me eksploziv, si dhe ofroi mbështetje për policinë për rezultate të tjera.
Inkurajim dhe vlerësim për bashkëpunimin e Prokurorisë së Shkodrës me Policinë, model që duhet shpërndarë dhe krijuar në çdo qark, tha Veliu.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë zhvilloi edhe një takim edhe me prokurorin e rrethit Shkodër Anton Martini.
Martini ka vlerësuar bashkëpunimin me policinë vendore dhe punën profesionale të bërë bashkërisht për zbardhjen e ngjarjes.
Veliu falenderoi prokurorin për ndihmën dhe mbështetjen si dhe deklaroi se puna ka sukses kur punohet bashkërisht.
9 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)