Deklaratës së Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, në rrjetin social facebook pak ditë më parë ku shpjegon se vendbanimi mesjetar i Komanit nuk dëmtohet nga kalimi i shtyllave të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, gjatë së enjtes i është përgjigjur Forumi për Trashëgimine Historike dhe Kulturore, i cili i ka kërkuar që të rishikohet vendimi i marrë nëpërmjet Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë në 12 dhjetor 2014, por këtë herë duke marrë edhe mendimin e tyre.


Vendimi për vendosjen e katër shtyllave të tensionit të lartë mbi zonën B të vendbanimit mesjetar të Komanit, sipas anëtarëve të forumit për Trashëgimine Historike dhe Kulturore do të shkatërrontë këtë pasuri në mënyrë të pakthyeshme.


Sipas anëtarëve të forumit për Trashëgimine Historike dhe Kulturore ndërtimi i interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë nuk është me urgjencë ndaj dhe duhet parë me kujdes që të mos cënohet trashëgimia kulturore e për rrjedhojë edhe turizmi në vend.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter