E përditshmja zvicerane Blick do të shkruajë artikuj në gjuhën shqipe. Ka qenë vetë tabloidi zviceran që ka lajmëruar se gjatë javës, deri në ditën e ndeshjes Shqipëri­-Zvicër, do të ofrojë informacione edhe në gjuhën shqipe.


Gjatë tanë javës se ardhshme gazeta Blick ju informon në gjuhën shqipe, ishte mesazhi që u shfaq sot në faqen e parë të kësaj të përditshmeje, duke njoftuar tifozët e shumtë shqiptarë në Zvicër se mund të siguronin aty informacione rreth kuqezinjve, po aq sa për përfaqësuesen vendase.


Gjatë kohëve të fundit, duke parë interesin e tifozëve shqiptarë, mediat zvicerane thuajse kanë kaluar në plan të dytë kombëtaren e tyre, për të publikuar e postuar në faqet e tyre të internetit me vazhdimësi intervista apo informacione rreth kuqezinjve të De Biazit.