Vendimi i presidentit amerikan, Xhorxh Bush, per ta perfshire Kosoven ne shtetet e privilegjuara, qe do te eksportojne mallra ne kete vend pa dogane, eshte nje vendim per t'u mirepritur nga aspekti politik, por nga ana ekonomike prodhuesit kosovare nuk kane se cfare produkte t'i ofrojne tregut me te madh ne bote. Eksportet e Kosoves, te cilat mezi arrijne shifren prej 100 milione euro ne vit, perbehen kryesisht nga eksporti i mbeturinave te hekurit dhe metalit 49 per qind, produkteve minerale, pije dhe ushqime. Ekspertet e ekonomise thone se per momentin Kosova nuk ka se cfare te eksportoje, por ky vendim e presidentit amerikan, duhet t'i obligoje ata qe te investojne me shume per ti bere produktet e tyre sa me cilesore. "Perfundimisht per momentin Kosova nuk ka se cfare te eksportoje ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes", tha sekretari per marredhenie me jashte i Odes Ekonomike te Kosoves, Safet Gerxhaliu. Por, sipas tij, ky vendim i hap rruge eksporteve per ne te ardhmen, por ne te njejten kohe eshte ngarkese per prodhuesit vendas qe te investojne per te arsyetuar besueshmerine qe na eshte dhene ne kete rast nga SHBA. "Duhet te behen investimet shume te medha. Ne te ardhmen mund te eksportojme produktet bujqesore, ushqimore etj. ne kete shtet", tha ai. Ky vendim mund te sherbeje edhe per investitoret e jashtem te ardhshem, te cilet mund te zgjedhin Kosoves si vend ku do ta instalonin prodhimin e tyre, nderkohe qe do ta kishin te hapur tregun amerikan per prodhimet e tyre.