Vetëm pak orë nga deklarata e presidentit të Venezuelës Hugo çavez për shkëputje të marrëdhënieve diplomatike më Kolubinë, Karakasi zyrtar dëbon edhe diplonatët e Bogotas.

Autoritetet e Venezuelës nëpërmjet ministrit të Jashtëm Nikolas Maduri i dhanë 72 orë kohë diplomatëve të vendit fqinj për të lënë rezidencën e tyre dhe për t’u larguar nga vendi.

Ndërkaq, Kolumbi në një reagim nëpërmjet zëdhënësit të presidenti Alvaro Uribe përjashtuan mundësinë e përforcimit ushtarak të kufirit.

“Për momentin nuk do të ndërmarrim asnjë hap për të militarizuar kufirin me Venezuelën” deklaroi zëdhënësi çezar Velaskez.