Stina Koncertore e Pranverës në Akademinë e Arteve në koncertin e radhës solli një repertor të pasur muzikor. Nën interpretimin e studentëve të Fakultetit të  Muzikës erdhën pjesë nga autorë të njohur botërorë si: Berrioz, Paganini, Chopin, Albinoni, Puçini, etj.

Interpretues ishin studentët: Fjorda Veizaj, Klodiana Laze, Lea Kilica, Arbër Çerri, Joana Kaimi, Albi Binjaku, Ana Kaçinari, etj, të gjithë të përgatitur nga pedagogët e Fakultetit të Muzikës në Akademinë e Arteve. Ndërkohë vetëm dy ditë më parë vepra të kompozitorëve të njohur botërorë si Richard Strauss, Aleksandër Scriabin dhe Cesar Franck u sollën në skenë në kuadër të Stinës Koncertore të Pranverës nga pianistja e  talentuar Ledia Tare. Stina Koncertore e Pranverës ka filluar më 10 mars dhe përfundon më 15 qershor, nën drejtimin e Prof. As. Alqi Lepuri, drejtor Artistik. Prof. Dr. Sokol Shupo, dhe koordinatorë, Prof. Nora Çashku, Prof. As. Ramadan Peku, Sokol Saraçi, Elvis Rudi, Nesti Gegprifti dhe Ylli Balla.






Last Updated on Thursday, 09 April 2009 08:53