Ashtu siç ishte njoftuar muaj më parë në një konferencë për media në Prishtinë, kanë nisur zyrtarisht xhirimet e projektit filmik "Trimi i trimave" bazuar në librin e shkrimtarit vushtrrias Bedri Tahiri, kushtuar veprimtarisë së heroit Azem Bejtë Galica. Xhirimet filluan në fshatin Galicë të Vushtrrisë, ndërsa rolet kryesore në këtë film, kushtuar Azem e Shote Galicës, vijnë nën interpretimin e aktorëve Halil e Merita Budakova. Përveç Galicës, xhirimet do të zhvillohen edhe në disa vende të tjera historike, të përshtatshme nëpër Kosovë. Në këtë projekt filmik marrin pjesë me role të ndryshme edhe disa artistë të njohur nga Kosova.