Në rrethin e Fierit janë shpërndarë vetëm 15

pasaporta biometrike nga 560 aplikime që

janë bërë deti tani. Burimet zyrtare nga operatorët

e aplikimit për letërnjoftimet e reja, si dhe pasaportat

biometrike, pohojnë për "Shqip" se drejt Fierit

janë nisur 125 pasaporta biometrike dhe me një urdhër

të brendshëm, lëshuar nga Ministria e

Brendshme, këto pasaporta nuk janë shpërndarë. E

ndërsa rezulton i bllokuar plotësisht procesi i shpërndarjes

së pasaportave biometrike, në tre komisariatet

e policisë së tre rretheve të qarkut, një ditë më parë

është dhënë urdhër që nuk do të prodhohen më pasaportat

e vjetra. Njoftimi është pohuar edhe nga shefja

e zyrës së informacionit në Drejtorinë e Policisë së Fierit,

Enkelejda Allkanjari. Kjo e fundit ka thënë për "Shqip"

se "vetëm në raste tepër urgjente do të prodhohen

pasaporta të tilla, të cilat do të shoqërohen me një vërtetim

përdorimi për disa ditë. Në mënyrë kategorike

sektori i prodhimit të pasaportave në të tre komisariatet

Lushnjë, Fier, Mallakastër nuk do të prodhojë më

pasaporta të vjetra". E ndërsa është njoftuar ndërprerja

e prodhimit të pasaportave të vjetra, në zyrat e aplikimit

për pasaportat biometrike, operatorët të shpjegojnë

se nuk mund të shpërndajnë asnjë pasaportë nga

ato pak që janë prodhuar deri më tani.