Gjykata Kushtetuese ka bërë gati dokumentin e ligjit të Vettingut, për ta dërguar pranë Komisionit të Venecias.


Burime të Ora News thanë se dokumenti është gati pritet ti dërgohet së shpejti këtij Komisioni.


Një ditë më parë, burime nga Venecia thanë se përgjigja për kërkesën do të jepet brenda muajit dhjetor.


Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.


Kjo gjykatë do të kërkojë një opinion nga Venecias nëse ligji është në përputhje me Kushtetutën ose jo.


Ligji u ankimua nga Partia Demokratike.


“Vettingu”, burimet: Përgjigja nga Venecia para dhjetorit



/Ora News/


 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter