Enkelejd Alibeaj, deputet i Partisë Demokratike, e cilësoi seancën dëgjimore me përfaqësues të shoqërisë civile në Kryesinë e Kuvendit si një teatër hipokrizie nga qeveria, pasi sipas tij, verdikti për Vettingun politik është i qartë tashmë.


Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ishte i ftuar në Top Talk, të gazetarit Denis Dyrnjaja, duke e cilësuar reagimin e Alibeajt si shfaqen e radhës të opozitës.


Opozita kishte shfaqen e radhës dhe Alibeaj bëri sjelljen e radhës të shëmtuar. Ishte një konsultim publik me organizatat e shoqërisë civile dhe në shkelje flagrante të rregullores dhe të kodit të etikës të deputetit, Alibeaj në vend që të merrte opinionet e shoqërisë civile për nismën e ndërmarrë vetë PD, kaloi në sulm ndaj organizatave të shoqërisë civile, tha Manja.


12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)