muhE gjithë bota po flet për legjendën e boksit, Muhamed Ali, i ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit.

Kjo video tregon se sa i shpejtë dhe i rrezikshëm ishte njeriu që 'pickonte si bleta'.

Kampioni i peshave të rënda dërgon plot 11 grushta drejt kundërshtarit në vetëm 3 sekonda.

Bëhet fjalë për ndeshjen e Muhamed Ali kundër britanikut Brian London në vitin 1966.