Deputeti dhe ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti është thirrur në prokurorinë e Tiranës në lidhje me videon e publikuar dy ditë më parë në media ku zëvendëskryeministri Ilir Meta shfaqej në një dialog me të për disa tendera.

 


Ish-ministri Prifti është paraqitur në prokurori rreth orës 12:30 minuta dhe ai pritet që t`u dorëzojë prokurorëve të prokurorisë kasetën e plotë me pamjet filmike

 


Dritan Prifti reagoi ditën e djeshme nëpërmjet një deklarate ku theksonte se videoja e transmetuar në media ku shfaqet ai dhe zoti Meta nuk është e montuar.