Është një nga ikonat më të famshme të historisë së artit, por dhe të kulturës popullore dhe tashmë piktura “ The Scream” mund të jetë e kujtdo që është gati të paguajë 80 milionë dollarë. Artisti norvegjez, Edvard Much, pikturoi katër versione të pikturës së famshme në vitin 1890. tre prej tyre janë në muze, ndërsa e katërta ka qenë në familjen norvegjeze Olsen për 70 vjet. Babai i pronarit të pikturës ishte një mik i piktorit dhe pikërisht për këtë arsye paratë e marra nga shitja e pikturës do të shërbejnë për ndërtimin e një galeri artistike në nder të artistit në Norvegji. Piktura në shitje është ajo që ka më shumë ngjyra nga të katër versionet. Gjithashtu është e vetmja që ka nëj poemë të shkruar nga vetë piktori. Drejtori i shtëpisë së ankandeve “Sothbaj”, Filip Huk, është shprehur se kjo është një nga shitjet më të rëndësishme që kanë pasur. Shumë analistë të artit e radhisin “The Scream” menjëherë pas “Monalizës”.