Vijojne kerkimet per kapjen e te arratisurit Admir Tafili. Policia e Shkodres ka vijuar kerkimet per kapjen e te arratisurit te burgut te Shen Kollit edhe gjate oreve te vona te nates.



Admir Tafili eshte arratisur ne menyre spektakolare nga shtepia e tij nderkohe qe ksihte marre leje me arsyetimin se kishte semure te atin.



Largimi eshte bere ne prani te policise se burgjeve dhe policise se Lezhes e cila po e ruante jashte shtepise se tij sa ai te cmallej me familjaret.



Se bashku me te ndodhej edhe i vellai Genc Tafili i denuar perjetesisht per vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit i cili po ashtu kishte perfituar nje leje pak oreshe per te shkuar ne shtepi.



Genc Tafili nuk eshte arratisur nderkohe qe i vellai eshte ende ne kerkim nga policia ne veri te vendit.





Ai akuzohet per plagosjen e ish-shefit te krimeve ne Malesine e Madhe Prele Pjetrushin ngjarje e ndodhur ne vitin 2001. Tafili ndodhej ne qeli prej korrikut te vitit 2002 kur policia mundi ta arrestonte ate te plagosur.



Admir Tafili eshte vellai i Genc Tafilit i denuar me 16 vite burg per vrasjen e ish drejtorit te policise se Shkodres Arben Zylyftari.

Nderkohe policia po blindon kufirin me Malin e Zi.