BOSNJE - Ditën e sotme, në disa qytete të Bosnjës e Hercegovinës po mbahen protesta. Në Sarajevë, qytetarët janë mbledhur para Presidencës së Bosnjës.

Përveç kërkesave që kanë të bëjnë me përmirësimin e statusit social, qytetarët kërkojnë edhe lirimin e katër personave, të arrestuar gjatë protestës së djeshme. Në mesditë, protesta ka nisur edhe në qytetin Bërçko.

Nga ora 13:00, protestë do të ketë edhe në Zenicë, ndërsa për orën 17 është paralajmëruar në Mostar. Bosnja është përfshirë nga protestat antiqeveritare që disa javë.

(e.m/rel/BalkanWeb)