Maestro Uto Ughi violinisti italian me famë ndërkombtare, i sapombërritur në Tiranë për të tretën herë së bashku me orkestrën filarmonike të Romës do të japë mbrëmjen e sotme një koncert në Teatrin Kombëtar të operas dhe baletit. Pjesët e zgjedhura që do të luhen janë përzgjedhur nga kompozitorët botërorë si Moxarti, Paganini dhe Luixhi Bokerini.

Maestro Ughi u shpreh para gazetarëve se Shqipëria po bën një progres të shpejtë dhe se publiku është shumë i pasionuar për muzikën dhe ka rritur pjesëmarrjen në eventet koncertore. Në shqëipëri ai ka gjetur një terren pjellor artistik më tepër sesa një dekadencë që reflektohet në vendet e tjera. Ndërsa drejtoresha e Institutit italian të Kulturës Flavia di Baldi vlerësoi ardhjen e një personaliteti të lartë të mbiquajtur dhe maja e violinistikës së sotme në Itali.

Ky koncert është pjesë e stinës së ngjarjeve italiane me logon Dy popuj një det një Miqësi dhe organizohet nga Instituti Italian i Kulturës, Ambasada Italiane në Tiranë dhe Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit.