TIRANE - Ambasada e Republikes se Italise ne Tirane, ka ndryshuar teresisht proceduren per aplikimet e qytetareve mbi bashkimet familjare. Procedura e re konsiston ne thjeshtimin edhe me shume te radheve, duke e lokalizuar edhe paraqitjen e grumbullimin e dokumentacionit, ne agjenci te shperndarjes postare. Sipas NOA (www.newsofalbania.net), ambasada siguroi se nuk ka asnje ndryshim ne dokumentacionin qe duhet paraqitur por vetem ne menyren e marrjes se kerkesave. Ambasada po ashtu ka sqaruar se "procedurat e reja i perkasin vetem kerkesave per bashkim familjar per bashkeshort ose femije me qytetare shqiptare, rregullisht banues ne Itali".


Procedura e re publikohet ne perpjekje per t'i ardhur ne ndihme te gjithe te interesuarve.


Duke nisur nga data 1 shtator 2008, personat me banim ne rrethin Konsullor te Tiranes qe deshirojne te paraqesin kerkese per bashkim familjar (bashkeshort dhe/ose femije) me nje qytetar shqiptar me banim ne Itali, duhet te ndjekin procedurat e meposhtme:


- te caktojne takim permes sherbimit call center te Ambasades ne numrin 0900 404 4000 (nje minute 120 leke me TVSH)


te paraqiten ne diten e caktuar prane agjencise Albanian Courier (Union Net) me te afert dhe te dorezojne dokumentet e nevojshme, te cilat do t'i percillen permes postes Ambasades Italiane ne Tirane.


Pasi Zyra e Vizave e Ambasades Italiane te kete vleresuar dokumentacionin e paraqitur, personi do te lajmerohet per t'u paraqitur prane Zyres Konsullore per identifikimin, pagesen e vizes dhe plotesime te mundshme te dokumentacionit.


Dokumentacioni qe duhet paraqitur prane agjencise Albanian Courier (Union Net) me te afert, eshte:


1) Dokumentacioni i nevojshem per te gjitha tipologjite:


formular per kerkesen e vizes (Duhet plotesuar nje formular per cdo person. Formulari duhet te plotesohet teresisht dhe te firmoset. Per te miturit formulari duhet te firmoset nga te dy prinderit).


Pasaporta e vlefshme.(Pasaporta duhet te jete e vlefshme te pakten tre muaj pas mbarimit te afatit te vizes se kerkuar)


Fotokopje e pasaportes;


1 fotografi, format pasaporte;


fotokopje e Autorizimit (Nulla Osta) leshuar nga Sporteli i Vetem i Emigracionit


2) Dokumentacioni i nevojshem ne baze te tipologjive:


2a) Bashkim familjar me bashkeshortin/bashkeshorten


- certifikate martese


- leja e qendrimit e vlefshme e qytetarit shqiptar rregullisht banues ne Itali;


2B) Bashkim familjar i femijeve me prinderit


certifikate lindje e djalit/vajzes;


certifikate familjare


fotokopje e lejes se qendrimit te prinderve (nese vetem njeri prej prinderve eshte banues ne Itali, prindi me banim ne Shqiperi duhet te paraqese nje akt pelqimi per catdhesimin e djalit/vajzes, perpiluar nga nje noter shqiptar, te perkthyer ne italisht dhe te noterizuar; firma e noterit duhet te legalizohet prane Ministrise se Jashtme shqiptare.


Ambasada Italiane kujton se formularet per kerkesen e vizes dhe listat me dokumentet e nevojshme shperndahen falas prane Ambasades, prane agjencive Albanian Courier (Union Net), jane te afishuara brenda dhe jashte ambienteve te Zyres Konsullore dhe mund te shkarkohen ne adresen e Ambasades (www.ambtirana.esteri.it).


Dokumentet e Gjendjes Civile, te leshuara jo me pare se tre muaj nga Autoritetet shqiptare, duhet te jene te perkthyera ne italisht dhe te noterizuara.


Firma e punonjesit te gjendjes civile dhe firma e noterit duhet te legalizohen prane Ministrise se Jashtme shqiptare.