Një ditë para vizitës së ministrit të Jashtëm grek Nikolaos Kotzias në Tiranë, shoqata Çamëria ka paralajmëruar protesta. Shoqata njofton se nesër në orën 8 e 30 të mëngjesit do të protestojnë para ambienteve të Ministrisë së Jashtme.
Ministria e Jashtme Greke vijoi me qëndrimin absurd se çështja çame nuk ekziston. Nesër, në orën 8:30 të mblidhemi përpara Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë me moton Unë jam shqiptar i Çamërisë, unë ekzistoj, gjatë takimit mes ministrave të Jashtëm te dy vendeve, thekson shoqata në njoftim.
5 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)