Presidenti Obama do te flase para nje sesioni te perbashket te parlamentit australian kete jave gjate nje vizite qe shenon 60 vjetorin e aleances ushtarake mes Kanberes dhe Uashingtonit. Traktati ANZUS mes Australise Zelandes se Re dhe Shteteve te Bashkuara u nenshkrua ne San Francisko ne shtator 1951 ne kulmin e Luftes se Ftohte. Qeverite qe kane mbajtur pushtetin ne Australi qe nga ajo kohe e kane trajtuar kete aleance si themelore per sigurine afat-gjate te vendit.


 


Kemi ardhur ne San Francisko per te festuar 60 vjetorin e aleances amerikano-australiane ne vendin ku lindi aleanca ne vitin 1951.


Ne muajin shtator Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton kryesoi nje ceremoni zyrtare festimesh per traktatin qe garanton sigurine e Australise e cila eshte bere nje nder aleatet me besnike te Amerikes. Asnje vend tjeter nuk ka kontribuuar ne luftime perkrah Shteteve te Bashkuara ne secilin nga konfliktet madhore qe nga Lufta e Pare Boterore.


Megjithese vizita e Presidentit Obama ne Kanbera dhe Darvin pritet ta forcoje kete miqesi Xhefri Garet kreu i Qendres per Studime mbi Shtetet e Bashkuara ne Universitetin e Sidnejt thote se kjo vizite ka te ngjare te shenoje nje zhvendosje vendimtare ne diplomacine amerikane


Mendoj se ky udhetim do te tregoje nje ndryshim strategjik ne politiken e jashtme amerikane me nje largim nga Lindja e Mesme dhe lufta kunder terrorizmit per tu perqendruar me shume mbi Azi-Paqesorin.


Zoti Garet beson se Australia po merr nje rol me te madh ne zhvillimet tregtare dhe te sigurise.



Udheheqesit amerikane shpesh thone se Shtetet e Bashkuara nuk kane mik me te mire ne bote se Australine. Mendoj se kjo deklarate eshte e vertete pasi Australia eshte partneri me i rendesishem i Shteteve te Bashkuara ne realizimin e marreveshjes trans-atlantike per tregti te lire dhe besoj se bashkepunimi dhe shkembimet ushtarake mes Australise dhe Shteteve te Bashkuara jane me te hapura dhe ne nivel me te larte se me cdo vend tjeter ne bote me perjashtim ndoshta te Britanise.


Presidenti Obama pritet te njoftoje planet per te dislokuar marinsa amerikane ne Australine veriore nje hap qe ka zgjuar shqetesime per Kinen. Tom Switzer i Universitetit te Sidnejt beson se nevojitet nje diplomaci e kujdesshme australiane per te balancuar synimet e saj ushtarake dhe ekonomike


Forcimi i Kines paraqet realitete te ndryshme per Ameriken dhe Australine. Per Amerikes ky fakt perben daljen ne skene te nje rivali gjeopolitik ndersa per Australine Kina eshte partneri me i madh tregtar. Por Australia duhet te arrije te menaxhoje marredheniet me dy fuqi boterore. Nga njera ane ka perballe perparesite amerikane te sigurise nga ana tjeter ka zgjerimin e marredhenieve tregtare me Kinen. Ky dyzim mund te behet shume i veshtire ne te ardhmen nese ka tensione ne Detin e Kines se Jugut ose ne Ngushticen e Tajvanit. Nuk mund te perjashtohet nje skenar i tille.


Angazhimi i Australise ne Afganistan do te analizohet gjate vizites se Presidentit Obama. Viktimat e koheve te fundit nuk e kane mpakur vendosmerine e Kanberes per ta cuar deri ne fund misionin megjithese aktivisti kunder luftes Pip Hinman thote se trupat australiane duhet te kthehen ne atdhe menjehere



Kjo lufte eshte nje shpenzim i madh fondesh pervec viktimave ne radhet e ushtareve. Shuma te medha po shpenzohen per nje lufte qe po e demton seriozisht Afganistanin po kalon ne Pakistan dhe po e shkaterron edhe ate vend si dhe po shkaterron jetet e ushtareve qe dergohen per te luftuar. Pikerisht per kete arsye anketat tregojne se njerezit nuk e shohin me te arsyeshme kete lufte per me teper e konsiderojne si te pamoralshme dhe te padrejte.


Megjithese lufta ne Afganistan nuk gezon popullaritet tek nje numer i madh australianesh anketat tregojne se aleanca me Shtetet e Bashkuara gjen mbeshtetje te gjere ne kete vend


Ja se si shprehet nje grua


I gezohem pa mase. Mendoj se qe nga Lufta e Dyte Boterore po te mos kishim mbeshtetjen e amerikaneve nuk do tia kishim dale vete. Kemi nevoje per ndihme. Jemi 22 milione vete pra nje pike e vogel ne jug te Paqesorit. Na nevojiten amerikanet cfaredo baze qe duan te ndertojme e mirepresim.


Nje burre komenton keshtu


Mendoj se marredhenia vleresohet me shume se e meriton. E kemi tepruar me aleancen tone me Shtetet e Bashkuara. Nuk e di qe te kete ndonje perfitim per Australine.


Australia vazhdon te kete lidhje te forta kulturore me Britanine dhe mireqenia e saj po varet gjithnje e me shume nga Kina. Por udheheqes te ndryshem ne Australi kane thene se faktori me i vlefshem i eshte aleanca e sigurise me Shtetet e Bashkuara. Zoti Obama do te jete presidenti i peste i Shteteve te Bashkuara qe viziton Australine gjate mandatit presidencial.