kristoAnëtari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo sulmon kreun e Kushtetueses, në lidhje me shortin e hedhur pak ditë më parë për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).


Sipas tij, kur është hedhur shorti i anëtarëve, kreu i Gjykatës Bashkim Dedja të gjithë anëtarët e Kushtetueses i ka çuar si kandidat për te shorti, por Kristo mohon të ketë pasur dijeni për këtë.


I kontaktuar nga Panorama Online Kristo tha:


Se fundi, edhe dicka per shortin me gogla qe u hodh te premten per anetaret e KED ne te cilin une u bera pjese ne menyre te njeaneshme nga kryetari i kesaj Gjykate pa dijenine dhe vullnetin tim.


Per te njejtat arsye si me lart por edhe per faktin se une jam ne konflikt interesi ne raport me objektin e veprimtarise se ketij Keshilli, deklaroj se Nuk do te jem pjese e tij.


Konflikti i interesit qendron ne faktin se, ky Keshill do te perzgjedhe edhe Anetarin e Gjykates Kushtetuese qe do te jete Zevendesuesi im


Shorti dha këtë rezultat:


Anëtarët nga Gjykata Kushtetuese: Besnik Imeraj dhe Vladimir Kristo (Altina Xhoxhaj, anëtar zëvendësues). 


Anëtarët nga Gjykata e Lartë: Mirela Fana (Artan Zeneli, anëtar zëvendësues).


Anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme: Rovena Gashi.


Anëtarët nga prokuroritë e Apelit: Gentian Trenova dhe Fatjona Memçaj.


Anëtarët e KLD-së nga Gjykatat e Apelit: Brikena Ukperaj Lubonja, Ervin Metalla.


Anëtar nga gjykatat administrative: Kastriot Selita (Gentian Medja, anëtar zëvendësues).