Vllaznia largoi përfundimisht shtatë lojtarë nga skuadra që mbylli sezonin e kaluar. Fituesja e Kupës së Shqipërisë dhe pjesëmarrëse në Kupën UEFA nuk do të ketë më shërbimet e futbollistëve me përvojë: Armir Grima, Suad Lici, Marenglen Kapaj, Ilir Dibra, Alban Jusufi dhe Arsen Beqiri. 18 lojtarë të tjerë janë konfirmuar, ku midis tyre spikasin Elvin Beqiri e Vioresin Sinani, por edhe Ilir Nallbani e Sasha Delain. Vllaznia kërkon shërbimet e Endri Vrapit, Amarildo Belishës dhe Ervis Sinës.