Një prej drejtuesve kryesorë të UÇK-së, Fatmir Limaj, është shpallur qytetar nderi. Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme nga ana e Këshillit Bashkiak të Vlorës, pas propozimit të kryebashiakut Shpëtim Gjika, të bërë më 12 qershor. Kjo, duke qenë se 12 qershori i vitit 1999 njihet si Dita e Lirisë së Kosovës, ose Dita e Paqes, pasi lidhet me hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë, që i dhanë fund luftës së viteve 1998 -1999.


Motivacioni që shoqëron propozimin tim është: Si figurë simbol i përpjekjeve të popullit të Kosovës për pavarësi, simbol i heroizmit, shpirtit të lirë, demokratik e intelektual të popullit kosovar dhe një faktor i rëndësishëm në zhvillimet politike e diplomatike për finalizimin e statusit të Kosovës me shpalljen e Pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të saj, ka thënë Gjika me rastin e propozimit të tij për shpalljen e Limajt si Qytetar Nderi.


Limaj deri pak javë më parë akuzohej për krime lufte, por tashmë është shpallur i pafajshëm.