ambulanceNjë aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Vlorë. Një automjet ka përplasur një kalimtar, duke i sjellë atij edhe vdekjen e menjëhershme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën Trans-ballkanike.


Policia ka shkuar në vendngjarje për të nisur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë, trupi pritet të dërgohet në morg për tiu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Ende nuk dihet identiteti i viktimës. Aksidenti i ndodhur ka shkaktuar edhe trafik në atë aks rrugor.


5 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Vlorë, aksidentohet për vdekje kalimtari u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.