Protestë pranë Pyllit të Sodës në Vlorë kundër projekteve të qeverisë për ta shdërruar atë në zonë industriale. Në protestë janë të pranishëm banorë të zonës dhe deputetë të PS-së, Fatmir Toçi, Eltar Deda dhe Besnik Baraj. Pjesë e protestës janë bërë edhe ambjentalistë. Banorët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet "Protesta kundën masakrës në Pyllin e Sodës".



Deputeti i PS-së, Fatmir Toçi tha në fjalën e tij se po bëhet një masakër urbane në të gjithë bregdetin dhe se protestat do vijojnë. Ndërkohë qe deputetët Deda e Baraj theksuan se kjo masakër urbane ëhstë vepër e qeverisë dhe se Pylli i Sodës po shkatërrohet.