VLOR- Dy te huaj jane gjetur ne brigjet e Karaburunit. Personat qe dyshohen te jene marokene por ende nuk dihet shtetesia e tyre kane qene ne nje barke levizja e te ciles ndihmohej nga nje motor 9 kuajfuqi.




Burime nga drejtoria e kufirit dhe migracionit ne Vlore bejne me dije se te dy te huajt jane shoqeruar dhe jane marre ne pyetje per te sqaruar pozicionin e tyre por duke qene se te dhenat qe kane paraqitur kane qene kontradiktore vijojne hetimet.




Keto te fundit pritet te sqarojne nese behet fjale per dy klandestine. Per momentin jane ende te paqarta shkaqet e gjendjes se tyre ne Karaburun.