Rreth 100 persona, tregetarë në tregun e shumicës në Vlorë protestuan të
hënën në mengjes para institucioneve të pushtetit vendor, duke kërkuar
ndërtimin e një rruge që çon në vendin e tyre të punës.



Behet fjale per rrugen qe pershkron unazen e madhe te qytetit, e njohur si zona e ish-ushqimores. Ne kete vend eshte ndertuar edhe me financimin e Bankes Boterore nje treg per fruta perimet. Reshjet e diteve te fundit e kane renduar se tepermi situaten ne kete aks rrugor shume te perdorur nga ana e tregtareve. Tregtaret kane marshuar drejt Bashkise dhe i praqiten kerkesat e tyre nenkryetarit te Bashkise qe kujdeset per infrastrukturen. Ky segment rrugor, sipas bashkiakeve nuk i perket bashkise se Vlores dhe kerkon nje investim prej te pakten 5 milione euro. Tregtaret i jane drejtuar qarkut te Vlores, ku perfaqesues e ketij institucioni tregojne dokumentat zyrtare sipas te cilave prej dy vjetesh kjo rruge i takon bashkise se qytetit. Tregtaret thone se ne forme proteste do nisin te sheshin neper rruget e trotuaret e qytetit si edhe para zyres lokale qe kryeministri Rama ka ne qytetin e Vlores si deputet. / Top Channel