Një tjetër shpërthim ka tronditur Vlorën në orët e para të mëngjesit të sotëm. Rreth orës 4:30 ka shpërthyer makina e efektivit të policisë Andi Begaj. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të plagosur. Makina ishte parkuar përpara shtëpisë së Begajt dhe shpërthimi ka shkaktuar panik. Policia ende nuk ka dhënë një pistë zyrtare, por mendohet se shpërthimi ka ardhur për shkak të detyrës.
Pak ditë më parë ishte makina e kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, që u dogj. Ndërkohë vjet ngjarja që tronditi më shumë Vlorën ishte shpërthimi vrastar ndaj makinës së gjykatësit Skerdilajd Konomi.