TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka votuar në tërësi Projektligji “për Policinë e Shtetit”. Mësohet se deputeti Nard Ndoka ka votuar kundër këtij projektligji. 

Projektligji për Policinë e Shetit ka hasur kundërshti e debate në lidhje me dy çështje, siç ishte ajo që lidhej me Gardën dhe me Byronë Kombëtare të Hetimit.

Ndërkohë, një tjetër pikë që është miratuar ka qenë dhe kërkesa për ndryshim të strukturës së ILDKP-së. 

(ed.me/BalkanWeb)