TIRAN- Pas refuzimit per te dhene shpjegime dhe per tu pyetur para Gjykates te pandehurit Endrit Dokle Sardjan Sulejmani dhe Elvin Hoxhosmani kete rruge ndoqen edhe te pandehurit Altin Olloni Spartak Kalthi Selman Heti dhe Kristian Begu.





Ndersa te pandehurit Kujtim Buna dhe Indrit Taullaj nuk pranuan te pyeten nga prokurori ne seancen e djeshme gjyqesore pasi nuk ishin konsultuar me avokatet e tyre mbrojtes. Seanca e djeshme gjyqesore e 147 per nga numri ishte parashikuar per marrjen ne pyetje te te pandehurve te arrestuar dhe qe ndodhet ne kafazin e hekurt te salles se gjyqit nga prokuroret e ceshtjes Anton Martini dhe Behar Dibra.





Trupi gjykues i kryesuar nga Gurali Brahimllari ne seancen e kaluar i la dy jave kohe te pandehurve qe te konsultohen me avokatet por ata vendosen qe mos te japin shpjegime. Ky refuzim sipas tyre u bazua ne nenin 158 te Kodit te Procedures Penale i cili parashikon qe te pandehurit nuk jane te detyruar ti pergjigjen pyetjeve te prokurorit.





Ne seancen e djeshme te pandehurit Olloni Begu Kalthi dhe Heti refuzuan te merren ne pyetje nderkohe ky i fundit ne seancen gjyqesore te vleftesimit te arrestit dhe caktimit te mases se sigurise pat pranuar se ishte paguar per te vrare Lulezim Berishen. Sipas tij banda e drejtuar nga Endrit Dokle i kishte ofruar 100 mije euro per te vrare Lulezim Berishen.





Por meqe nuk kishte arritur te vriste por vetem ta plagoste ishte paguar me 20 mije euro. Me pas kjo deshmi u kundershtua nga vete Heti i cili akuzoi prokuroret se e kishin detyruar te fliste dhe te hidhte akuza ne drejtim te bashke te pandehurve te tjere.





Nderkaq ne seancen e djeshme i pandehuri Buna dhe Taullaj kerkuan kohe per tu konsultuar me avokatet e tyre dhe me pas te vendosin do te japin apo jo shpjegime para Gjykates per Krime te Renda ku po zhvillohet procesi gjyqesor ndaj 15 te pandehurve te kesaj bande mbi te cilet rendojne akuza te renda qe nga vrasja rrembimi te kryera ne kuader te organizates kriminale.