POGRADEC-Të gjitha shqetësimet e familjareve të gjyqtarit të vrarë, Skerdilajd Konomi do të shqyrtohen me korrektësi, deklaroi sot nga Pogradeci, Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi.
I pyetur rreth hetimeve për vrasjen e gjyqtarit, sipas ministrit tashmë pritet rezultati i hetimeve të prokurorisë për cështjen Konomi. Halimi theksoi se bashkëpunimi polici-prokurori për këtë cështje ka qënë i kënaqshmëm dhe pritet rezultatet e hetimeve të prokurorisë do të japin të reja rreth cështjes.
Kurse lidhur me një letër të familjarëve të Konomit që kërkojnë zbardhje të ngjarjes pasi jetët e tyre kërcënohen, Halimi bëri të ditur se familjes i është garantuar mbrojtja e nevojshme dhe se
Ndërsa pyetjes së mediave nëse ka patur zvarritje të procesve gjyqësore, konkretisht cështjes ‘Gërdeci’, Halimi theksoi se nuk ka patur të tilla dhe se puna në gjykata ecën normalisht.
(d.b/BalkanWeb)