frrokada-1024x808_1460635237-3646554 (1)Seanca gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj ish-deputeti të Shkodrës, Mark Frroku është shtyrë sërish.

Shkak është bërë mungesa e shtetasit Kristian Marinaj, i cili është i përfshirë në vrasjen e ndodhur në Belgjikë në vitin 1999, vrasje për të cilën akuzohet direkt Mark Frroku.

Kristian Marinaj kishte lëshuar një prokurë nga Hollanda, për t'u përfaqësuar në gjyq nëpërmjet avokatit të tij, Vladimir Meçe.

Ndërkohë ish-deputeti Frroku, ishte i pranishëm para togave të zeza. Autoritetet belge kanë kërkuar ekstradimin e tij, por deri më tani nuk ka një vendim për këtë gjë.