TIRANË - Vrasja e qenve nga ana e Bashkisë së Tiranës, është kthyer në një problem serioz, pasi në vend që të sterilizoheshin, kafshët e ngordhura hidhen nëpër koshat e mbeturinave në Tiranë, duke frikësuar edhe qytetarët për ndonjë sëmundje.
 
Për këtë arsye, shoqata për Mbrojtën e Kafshëve, (ARsA) ditën e nesërme në orën 12:40 do të zhvillojë një protestë përpara Bashkisë së Tiranës.
 
Protesta do të ketë në fokus të saj, thirrje kundër vrasjeve të kafshëve endacake nga punonjësit e këtij institucioni.
 
Sipas kësaj shoqate fondet jepen me qëllim sterilizimin e kafshëve e jo vrasjen e tyre, por duket se punonjësit e Bashkisë së kryeqytetit e gjejnë më të lehtë vrasjen e qenve endacakë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)