Një ngjarje e rëndë u shënua sot në mëngjes në fshatin Grabjan në e Lushnje. Një person është vrarë me thikë dhe si autore e këtij krimi dyshohet të jetë një femër Sipas policisë viktima është shtetasi Ilir Llozi, 38 vjeç. Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët hetimore të cilët kanë verifikuar se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të goditjeve të marra me armë të ftohtë, thikë.




Nga hetimet paraprake, e dyshuar si autore e ngjarjes rezulton një femër. Policia njofton se shtetasja Daniela Mecani dyshohet se ka vrarë me thikë për motive banale shtetasin Ilir Llozi. /Indeksonline/