Persona te panjohur kane vrare me arme zjarri Shefko Sallkovicin pjesetar i komunitetit boshnjak nga fshati Rvatska komuna e Leposaviqit
Nga sulmi i personave te panjohur ne veri te Kosoves eshte vrare Shefko Sallkovic ndersa eshte plagosur Edin Islamovic te dy punetore te Komisionit Komunal te Zgjedhjeve te Leposaviqit. Besim Hoti zedhenesi i Policise se Kosoves thote se hetimet jane ne vazhdim e siper dhe se ende nuk jane percaktuar motivet e mundshme ose rrethanat e plota se si ka ndodhur sulmi. Ndaj ketij sulmi kane reaguar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe misioni evropian EULEX.
Persona te panjohur kane vrare me arme zjarri Shefko Sallkovicin pjesetar i komunitetit boshnjak nga fshati Rvatska komuna e Leposaviqit. Lajmin e ka konfirmuar per radion Evropa e Lire Besim Hoti zedhenesi i Policise se Kosoves i cili ka thene se ngjarja ka ndodhur rreth ores 1400 ne fshatin Postenje ne afersi te Jarines vendkalimit kufitar midis Kosoves dhe Serbise.
Zedhenesi Hoti ka shtuar se nga te shtenat me arme zjarri eshte plagosur edhe Edin Islamovic po ashtu pjesetar i komunitetit boshnjak i cili ne kohen e sulmit ishte duke udhetuar me makine se bashku me te vrarin.
Hoti ka thene se policia ende eshte duke bere hetimet ne vend te ngjarjes lidhur me rrethanat e kesaj vrasjeje.
Ne momentin kur po flasim ende i kemi njesite policore ne vend te ngjarjes te cilat jane duke bere detyren e tyre te hetimeve. Nuk i kemi ende te percaktuara motivet e mundshme ose rrethanat e plota se si ka ndodhur por sidoqofte kjo mbetet te percaktohet nga organet hetimore ne vazhdim - ka deklaruar Hoti.
I ndjeri Shefko Sallakovic ka qene trajnues ne Komisionin Komunal Zgjedhor te Leposaviqit nderkaq Edin Islamovic anetar i Komisionit Komunal Zgjedhor ne Leposaviq.
Ndaj vrasjes se Sallkovicit dhe plagosjes se Islamovicit ka reaguar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili e ka denuar sulmin e sotshem ne Postenje.
Sipas zyrtareve te KQZ-se ne kohen e sulmit viktimat kane qene ne orar te punes dhe me veture zyrtare. Xhemajl Pecani kryeshef i Sekretariatit te KQZ-se kerkuar nga organet e rendit dhe drejtesise qe te zbulohen dhe te sillen para drejtesise kryesit e krimit ne Postenje.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve denon sulmin qe ka ndodhur mbi punetoret e Komisionit Komunal te Leposaviqit ku si pasoje eshte vrare z. Sallkovic dhe eshte plagosur z. Islami. Kerkojme nga organet e rendit dhe drejtesise qe kryesit e kesaj vepre te zbulohen dhe te sillen para drejtesise. Shprehim ngushellimet tona me te sinqerta familjes se te ndjerit dhe i urojme sherim sa me te shpejte te lenduarit ne kete sulm nga njerezit qe nuk ia duan te miren vendit - ka thene Pecani.
Lidhur me kete vrasje ka reaguar edhe shefi i misionit EULEX ne Kosove Ksavier But de Marnjak i cili e ka denuar incidentin fatal te te shtenave ku nje person ka humbur jeten dhe nje tjeter eshte plagosur. Ai ka bere thirrje per qetesi dhe sjellje te pergjegjshme nga te gjitha palet ne kete periudhe te cilen e ka quajtur potencialisht te ndjeshme.