Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 16:00

Vëllai më i ri i presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, është vrarë në provincën jugore, Kandahar.



Zyrtarët në spitalin Mirwais në Kandahar, kanë konfirmuar se Ahmad Wali Karzai, shef i Këshillit Provincial, zyrtarisht është shpallur i vdekur.



Zyrtarë qeveritarë afganë thanë se Ahmad Wali Karzai ishte qëlluar për vdekje, nga së paku njëri prej truprojave të tij, në shtëpinë e tij në Kandahar.



I konsideruar si njëri nga zyrtarët më të fuqishëm qeveritarë në Afganistan, Ahmad Wali Karzai, po ashtu, ishte në qendër të akuzave për korrupsion në Afganistan.



Autoritetet thanë se në sulm ishte vrarë edhe zëvendës shefi i Këshillit Provincial të Kandaharit, Amir Lalai.



Policia e Afganistanit tha se sulmuesit kishin ikur pas vrasjeve.