Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka dënuar sulmin ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në Zveçan, si pasojë e të cilit humbi jetën një pjesëtar i misionit.


Ai ka thënë se autorët e tij janë armiqtë më të mëdhenj të serbëve dhe Serbisë.


Çdo gjë është ende në fazën e hetimeve, prandaj nuk e dimë se kush është autori. Por, në emër të Qeverisë së Serbisë, dua të dënoj fuqishëm këtë tragjedi, e cila në asnjë mënyrë nuk mund të jetë e rastësishme, ka thënë Vulin, transmetojnë mediat serbe.