Ministri serb për Kosovën, Aleksandar Vulin viziton sot veriun e Kosovës. Ai në Mitrovicë do të vizitojë Qendrën rehabilituese për fëmijë me të meta dhe atyre do tiu shpërndajë pajisje, raportojnë mediat serbe. Në Zubin Potok Vulin do të hapë fabrikën e këmishëve “Javor”.


Ndërkohë pasdite, Vulin bashkë me pretendentin për prefekt të Mitrovicës veriore do tu flasë studentëve të Fakultetit Teknik në Mitrovicë. Me ta do të jetë edhe i ashtuquajturi shef i Qarkut, Vasa Jelic.