Ministri serb pa portofol që në fakt është ministër i Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin,  do të vizitojë sot Mitrovicën ku do të marrë pjesë në vendosjen e stemës së qytetit, njofton B92.


Pas prezantimit të stemës së qytetit të Mitrovicës, Vulin do të mbajë një fjalim e pas tij do të flasin edhe klerikë e zyrtarë të tjerë serbë.


Gjithashtu Vulin do të shpërndajë edhe ndihmë për foshnjat serbe të lindura në Kosovë gjatë vitit 2013.


Është paralajmëruar që Vulin në orën 12:00  të marrë pjesë në nënshkrimin e kartës së vëllazërimit të Mitrovicës me Uzhicën dhe me komunën serbe Vozhdovac.